Mirlind Daku ka shkëlqyer sonte për Rubin Kazanin.
Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut në fitoren 0:2 në udhëtim të Rubin Kazanit ndaj Zenit St.Petersburg.
Daku shënoi për epërsinë fillestare të mysafirëve në minutën e 50-të të ndeshjes.
E në minutën e 67-të, ai asistoi për Martynovich për rezultatin 0:2.
Ky ishte goli i gjashtë i Dakut në Rusi.