Mirëpritja gjakovare: Pas ndeshjes shtrojnë iftar të përbashkët me Trepçën - Gazeta Express
string(73) "mirepritja-gjakovare-pas-ndeshjes-shtrojne-iftar-te-perbashket-me-trepcen"

Mirëpritja gjakovare: Pas ndeshjes shtrojnë iftar të përbashkët me Trepçën

Basketboll

Gazeta Express

16/03/2024 22:18

KB Trepça shënoi sot fitore ndaj KB Vëllaznimit me rezultat të ngushtë, 77:80 në ndeshjen e zhvilluar në Gjakovë, në palestrën “Shani Nushi”.

E pas ndeshjes, KB Vëllaznimi dhe KB Trepça bënë iftar së bashku.

Lexo Edhe:

“Në Gjakovë ishim në shtëpinë tonë. Shembull i mikpritjes, si çdo herë. Pas një ndeshëje të fortë në parket, miqësia jonë vazhdon të forcohet gjithnjë e më shumë. Darkuam së bashku në sofrën e paqtë të iftarit, në konakun e  kryesisë së klubit Gjakovarë, rezultati i ndeshjes mbeti në rend të dytë, ashtu se si duhet të jetë gjithmonë.  Faleminderit Gjakovë lule e gjakut”, thuhet në njoftimin e mitrovicasve.