Mirena: Qysh ka mundësi, VLEN'i nga prehëri i Kurtit me përfundu në gjirin e Mickoskit? - Gazeta Express
string(83) "mirena-qysh-ka-mundesi-vleni-nga-preheri-i-kurtit-me-perfundu-ne-gjirin-e-mickoskit"

Mirena: Qysh ka mundësi, VLEN’i nga prehëri i Kurtit me përfundu në gjirin e Mickoskit?

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 13:07

Gazetari Ilir Mirena përmes një pyetjeje ka zgjedhur t’i komentojë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, ku VMRO-DPMNE, partia maqedonase e Hristjan Mickoskit po dëshiron ta marrë në qeveri opozitën shqiptare – koalicionin e njohur me akronimin VLEN, pas zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen atje.

“E qysh ka mundesi, VLEN’i nga preheri i Albin Kurtit me perfundu ne gjirin e Hristijan Mickovskit?…”, shkroi Mirena në Facebook.

Lexo Edhe:

Koalicionin e ardhshëm qeveritar do ta udhëheqë VMRO-DPMNE me koalicionin VLEN, tha Hristijan Mickoski së fundmi, duke iu përgjigjur kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit i cili bëri thirrje që të respektohet vullneti i qytetarëve dhe se pret që partia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të marrë ftesë për të qenë pjesë e qeverisë e ardhshme.

Më 8 maj mbahen zgjedhjet parlamentare në RMV dhe VMRO-DPMNE është partia favorite për t’i fituar ato. Të njëjtën ditë mbahet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku për shef të shtetit do të garojnë kandidatja e VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova – e cila priu bindshëm në rundin e parë, dhe presidenti aktual, kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski – i renditur i dyti.

Në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ministri shqiptar i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president nga koalicioni Fronti Europian i udhëhequr nga BDI-ja u rendit i treti dhe mori rreth 40 mijë vota më shumë sesa kundërkandidati i tij, Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare, i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje që qeveris në Kosovë.