Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7, se LDK-ja po shpreson në mëshirën e Kurtit që t’iu jap pushtet dhe mbijetojnë politikisht.
Por, Mirena thotë se Kurti e ka mundësinë që “të shym” LDK-në, pasi në këtë mënyrë ia merr edhe pjesën tjetër të elektoratit.
“Kjo situatë është si një fore palidhje që ka qenë kur një djalë e dojke një qikë dhe thojshin gjysma e punës u kry se unë po të du, tash gjysma punës. Tash këtë situatë. Tash në këtë situatë LDK-ja është ka don me mbijetu disi, mbijetesën e vetë e ka nëse Albin Kurti tregon mëshirë dhe iu jep pushtet diçka, por Kurti gabon nëse iu jep pushtet sepse e ka një shansë me shym LDK-në dhe me marrë elektorat edhe më të madh”, ka thënë ai. /Gazeta Express