Ministrja Dumoshi u jep shpërblime shtetërore sportisteve që i sollën medalje Kosovës - Gazeta Express
string(85) "ministrja-dumoshi-u-jep-shperblime-shteterore-sportisteve-qe-i-sollen-medalje-kosoves"

Ministrja Dumoshi u jep shpërblime shtetërore sportisteve që i sollën medalje Kosovës

Sporte tjera

Gazeta Express

29/12/2020 15:29

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi i ka ndarë shpërblime shtetërore ekipit të xhudos, për rezultatet kulmore që i kishte korrur gjatë vitit 2020 në garat ndërkombëtare.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka së bashku me xhudistet Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Laura Fazliu morën shpërblime shtetërore për arritjet e tyre në garat ndërkombëtare, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ministrja Dumoshi uroi ekipin e xhudos për sukseset e arritura gjatë këtij viti duke theksuar se si ministre është munduar të punojë për të siguruar kushte sa më të mira për sportistët që Kosovës po i sjellin suksese në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu ministrja gjatë takimit theksoi se Qendra Kombëtare e Xhudos pritet të përfundohet gjatë vitit të ardhshëm.

“Qendra Kombëtare e Xhudos që ka nisur të ndërtohet është një nga të arriturat, që si ministre e vlerësoj dhe kjo qendër pritet të ndërtohet gjatë vitit të ardhshëm. Kosova mund të merret shembull në rajon se si bashkëpunohet me federata sportive”, tha ministrja Dumoshi.

Ndërkaq, trajneri Driton Kuka e falënderoi ministrinë për mbështetjen dhe të gjitha institucionet duke e vlerësuar bashkëpunimin me ta.

“Po synojmë që të kemi pesë cikle për në olimpiadë dhe të sjellim tituj sa më shumë dhe për këtë na nevojitet edhe mbështetja”, tha Kuka.