Ministri Çeku i përgëzon hendbollistet e Kosovës për kualifikimin historik në Kampionat Botëror - Gazeta Express
string(95) "ministri-ceku-i-pergezon-hendbollistet-e-kosoves-per-kualifikimin-historik-ne-kampionat-boteror"

Ministri Çeku i përgëzon hendbollistet e Kosovës për kualifikimin historik në Kampionat Botëror

Sporte tjera

Gazeta Express

04/03/2024 15:05

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku i ka përgëzuar hendbollistet e reja të Kosovës për suksesin e tyre historik të arritur së fundmi.

Kosova U-18 arriti të kualifikohet për në Kampionatin Botëror të Hendbollit për grupmoshat U-18 pasi u shpall kampionet e garës “IHF Trophy Intercontinental”, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme e “Dardaneve të reja”, e cila bëri jehonë të madhe gjithandej.

“Përgëzime vajzave tona që u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental” dhe bënë histori me kualifikimin e tyre në Kampionatin Botëror të Hendbollit U-18. Përpara Kosova, shumë suksese tutje!”, shkroi ministri Çeku, i cili u takua me heroinat e reja të Kosovës.

Vashat kosovare janë rikthyer sot në atdhe pas suksesit të madh të arritur. /Gazeta Express/