Mimoza Kusari: Hotit nuk i binden as në shkolla, shkoni në shtëpi - Gazeta Express
string(64) "mimoza-kusari-hotit-nuk-iu-binden-as-ne-shkolla-shkoni-ne-shtepi"

Mimoza Kusari: Hotit nuk i binden as në shkolla, shkoni në shtëpi

Lajme

Gazeta Express

30/11/2020 12:47

Deputetja Mimoza Kusari ka thënë se kryeministrit Avdullah Hoti nuk i binden as shkollat kur ai vendos për ditën e pushimit, raporton Gazeta Expres.

Kusari ka shkruar në Facebook se duhet të qartësohet nëse e hëna është pushim, apo e kundërta.

Lexo Edhe:

“Me tretjen e lajmit për rënien spektakolare të një bastioni të partisë në pushtet dhe me nxënësit e Republikës tërësisht konfuz a është e Hëna pushim apo jo, po ashtu të lajthitur nga informatat e lëshuara në momentin e fundit nga Kryeministri i po të njëjtës parti humbëse”, thotë ajo.

“Deputetja shton se Hoti nuk e meriton të qëndrojë asnjë minutë në pozitën e kryeministrit. Në një shtet në të cilin Kryeministrit nuk i binden as shkollat për vijueshmëri të mësimit, nuk e meriton as edhe një minutë të qëndrojë në atë pozitë. Në mes të pandemisë nuk mund të menaxhojë një komunikim dhe koordinim të thjeshtë tre palësh: MASHT – SBASHK – DKA, e lërë më të priten vendime më serioze. Shkoni në shtëpi vetë, se më keq s’ka si bëhet”, ka thënë ajo. /GazetaExpress/

Shkrimi i plotë:

Si filloi java në Kosovë?
Me tretjen e lajmit për rënien spektakolare të një bastioni të partisë në pushtet dhe me nxënësit e Republikës tërësisht konfuz a është e Hëna pushim apo jo, poashtu të lajthitur nga informatat e lëshuara në momentin e fundit nga Kryeministri i po të njejtës parti humbëse.
Në një shtet në të cilin Kryeministrit nuk i binden as shkollat për vijueshmëri të mësimit, nuk e meriton as edhe një minut të qëndrojë në atë pozitë.

Në mes të pandemisë nuk mund të menaxhojë një komunikim dhe koordinim të thjeshtë tre palësh: MASHT – SBASHK – DKA, e lërë më të priten vendime më serioze.

Shkoni në shtëpi vetë, se më keq s’ka si bëhet!