Klubi turk Beşiktaş ka arritur marrëveshje me trajnerin italian Vincenzo Italiano, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës deri në qershor të vitit 2028.
Sipas raportimeve të fundit, marrëveshja është finalizuar dhe tekniku italian pritet të mbërrijë sot në Stamboll, ku do të nënshkruajë kontratën zyrtare me gjigantin turk. Italiano do të përfitojë një pagë neto prej 6 milionë eurosh në sezon, ndërsa ardhja e tij në Turqi është planifikuar rreth orës 15:00 me kohën lokale.
Ish-trajneri i Bologna-s ka rënë dakord gjithashtu edhe për përbërjen e stafit të tij teknik, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij.
Italiano vjen pas një periudhe të suksesshme në futbollin italian, ku u vlerësua për stilin ofensiv të lojës dhe aftësinë për të zhvilluar skuadra konkurruese. Beşiktaş shpreson se emërimi i tij do ta rikthejë klubin në garën për trofetë vendas dhe sukseset në arenën evropiane.
Shell Kosova ka lansuar në Kosovë karburantet e reja dhe të përmirësuara Shell V-Power, në një event special të organizuar...