Million $ sjell Dafinën si nuse moderne - Gazeta Express
string(37) "million-sjell-dafinen-si-nuse-moderne"

Million $ sjell Dafinën si nuse moderne

Gazeta Express

21/08/2020 12:12

Dafina ka publikuar më në fund këngën e saj më të re me videoklipin që e ka paralajmëruar gjatë gjithë javës.

Million $ ka titullin kënga në të cilën Dafina i këndon parave por Dafina i është përkushtuar më shumë videoklipit në të cilin shfaqet në stile të ndryshme ku kryefjala janë pamje me motive shqiptare, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dafina Zeqiri – Million $

Kënga e titulluar ‘Million $’, është shkruar nga reperi Elinel, ndërsa për melodinë e këngës është kujdesur vet Duffy, kurse miksimin dhe masterizimin e ka bërë Deard Sylejmani.

Kënga duket të jetë pjesë e albumit më të ri që Dafina pritet ta lansojë së shpejti, dhe ka titullin “Dafinë moj…”./Gazeta Express/