Milan-Inter, formacionet e mundshme - Gazeta Express
string(34) "milan-inter-formacionet-e-mundshme"

Milan-Inter, formacionet e mundshme

Futboll

Gazeta Express

21/02/2021 10:17

Derbi numër 228 i “Madonninas” mes Interit dhe Milanit ka marrë përmasat e një sfide vendimtare.

Sigurisht që nuk do të përcaktojë se kush do të shpallet kampion dhe as nuk është ndeshja e fundit e sezonit, por do të japë një ide të qartë nëse zikaltrit janë vërtetë më të fortë se sezonin e shkuar dhe rrjedhimisht më pranë titullit kampion, apo kuqezinjtë janë rikthyer skuadra e dikurshme, e aftë për të gjunjëzuar edhe kundërshtarë të vështirë me prestigjin e një ekipi që vetëbesimin e ka patur armën më të fortë.

Lexo Edhe:

Interi vjen pas tri fitoresh radhazi në kampionat dhe të dielën e kaluar realizoi edhe parakalimin e kuqezinjve në renditje, pasi tani kryeson me 50 pikë, një më tepër se Milani, që ka mbajtur vendin e parë thuajse që prej fillimit të sezonit. 

Formacionet e mundshme:

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessié, Tonali; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic; Lautaro Martinez, Lukaku.