Milaim Zeka i zbulon emrat e ministrave nga VV'ja - Gazeta Express
string(48) "milaim-zeka-i-zbulon-emrat-e-ministrave-nga-vvja"

Gazeta Express

13/12/2019 23:14

Milaim Zeka i zbulon emrat e ministrave nga VV’ja

Gazeta Express

13/12/2019 23:14

Ish-deputeti, Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook ka zbuluar tre emrat e ministrave që do të udhëheqin me ministritë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se deri më tash janë ndar tri ministri të cilat do t’i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, e ato janë; Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave.

Zeka ka thënë se me Ministrinë e Drejtësisë do të udhëheqë Albulena Haxhiu.

Sipas Zekës, Ministria e Shëndetësisë do të udhëhiqet nga Arben Vitia.

 Ndërsa me Ministrinë e Financave do të udhëheqë Besnik Bislimi.