Mike Tyson përgjigjet: A do të fitoja kundër Muhammad Ali? - Gazeta Express
string(56) "mike-tyson-pergjigjet-a-do-te-fitoja-kunder-muhammad-ali"

Mike Tyson përgjigjet: A do të fitoja kundër Muhammad Ali?

Gazeta Express

15/04/2020 9:54

Ikona e boksit, Mike Tyson, e ka përjashtuar mundësinë që ai, në kulmin e karrierës së tij, do të mundë ta kishte mposhtur legjendën e boksit, Muhammad Alin, në një mec, pasi që e konsideron këtë të fundit si boksierin më të mirë të të gjitha kohëve.            

Ëorld Boxing Super Series e mbajti muajin e kaluar një turnament virtual në EA Sports’ Fight Night Champion, ku u përballen tetë legjenda të kategorisë së peshave të rënda në boks, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Mike i hekurt” ishte në finalen e madhe të këtij turneu të improvizuar në videolojë me Muhammad Ali-n, të cilin e mposhti dhe fitoi ne vendim unanim të gjyqtarëve.

Duke folur pas këtij turneu, Mike Tyson tha se përderisa ai mund ta fitojë një meç të tillë në videolojë, diçka më ndryshe do të ndodhte në jetën reale.

“E di që është ndeshje virtuale e improvizuar”, tha legjenda e boksit, në një intervistë të dhënë për Yahoo Sports.

“Ka shumë gjasa që unë të fitoj në meç të tillë, por unë s’do ta kisha fituar meçin e vërtetë. Ali është boksieri më i mirë ndonjëherë”.

 Megjithatë, kampioni aktual në kategorinë në të cilën kishin shkëlqyer Tyson dhe Ali gjatë karrierave të tyre, Anthony Joshua, beson se Mike Tyson do ta kishte fituar një meç të tillë.

“Është mjaft interesante sepse në epokën kur Muhammad Ali e dominonte kategorinë e peshave të rënda, peshat e rënda nuk ishin të njëjta si në epokën e Mike Tyson”, kishte thënë Joshua.

“Pas Ali-t, me Lennox Lewis, ne mund ta vërejmë se si boksierët filluan të bëhen më të mëdhenj dhe për këtë arsye në nivelin e amatorëve e krijuan edhe kategorinë e super peshave të rënda”.

“Kategoria aktuale e peshave të rënda në nivelin e amatorëve është ajo që e ne e quajmë kategoria “cruiserweight””.

“Kështu që, Muhammad Ali nuk do të kishte qenë plotësisht në kategorinë e peshave të rënda. Por, le të themi se Muhammad Ali do të kishte shtuar peshë, unë sinqerisht besoj se Mike Tyson do të kishte fituar”. /Gazeta Express/