Mike Tyson i dërgon një mesazh Jake Paul para duelit të madh - Gazeta Express
string(60) "mike-tyson-i-dergon-nje-mesazh-jake-paul-para-duelit-te-madh"

Mike Tyson i dërgon një mesazh Jake Paul para duelit të madh

Boks

Gazeta Express

24/03/2024 12:59

Mike Tyson do të ndeshet me Jake Paul gjatë këtij viti në duelin e shumëpritur.

E në lidhje me këtë duel, Mike i ka çuar kundërshtarit të tij një paralajmërim drithërues teksa po përgatitet për rikthimin e tij në ring.

Lexo Edhe:

Në një fotografi të postuar duke pirë ujë Tyson shkruajti: Jake Paul, ku je?

Dhe në një tjetër mesazh paralajmërues për Paul, Tyson shkruajti: Lufta është një sport. Nëse nuk je i përulur, do t’ju sjell juve përulësi.

57-vjeçari nuk është ndeshur profesionalisht që nga viti 2005.

Meci mes Tyson dhe Paul do të zhvillohet në qytetin e Teksasit më datë 20 korrik.

Paul në anën tjetër është në fillimet e karrierës së tij profesionale në boks, ka marrë nëntë fitore nga 10 ndeshje deri më tani.