Mike Pompeo del hapur në mbështetje të futbollistit turk dhe kritikon Kinën - Gazeta Express
string(75) "mike-pompeo-del-hapur-ne-mbeshtetje-te-futbollistit-turk-dhe-kritikon-kinen"

Gazeta Express

17/12/2019 22:34

Mike Pompeo del hapur në mbështetje të futbollistit turk dhe kritikon Kinën

Gazeta Express

17/12/2019 22:34

Sekretari i shtetit në SHBA, Mike Pompeo, ka dalë hapur në mbështetje të futbollistit turk me shtetësi gjermane, Mesut Ozil, në deklaratat e këtij të fundit për persekutimin që po i bëhet myslimanëve në Kinë.

Javën e kaluar Ozil quajti Ujgurët, komunitetin mysliman në Kinë, luftëtarë që po i rezistojnë persekutimit nga Kina. Ai po ashtu reagoi ndaj botës myslimane që po hesht ndaj këtij persekutimi, transmeton Gazeta Express.

Kina ndërkohë morri masa dhe nuk lejoi transmetimin e ndeshjes së Arsenal, që është klubi i Ozilit, në Kinë.

Arsenali u distancua nga komentet e Ozil, por morri reagime të shumta nga fytyra të njohura për veprimin e tyre nga njerëzit të njohur që pretendonin se klubi po vendos përfitimet financiare para humanitetit.

Mike Pompeo deklaroi se Kina mund të cenzuroj lojërat e futbollit por nuk mund të fshehë shkeljet e të drejtave njerëzore, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Kombet e Bashkuara dhe grupet e të drejtave të njeriut vlerësojnë se diku rreth 2 milionë persona, shumica e të cilëve Ujgurë, mbahen në kushte çnjerëzore në burgje të Xinjiang si pjesë e asaj që Kina e quan kampanjë antiterror.

Kina vazhdimisht mohon keqtrajtimin e njerëzve. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement