Mickoski: Sot kemi shtet, por nuk kemi liri e as drejtësi - Gazeta Express
string(55) "mickoski-sot-kemi-shtet-por-nuk-kemi-liri-e-as-drejtesi"

Gazeta Express

23/10/2020 14:19

Mickoski: Sot kemi shtet, por nuk kemi liri e as drejtësi

Gazeta Express

23/10/2020 14:19

Kreu i VMRO-DPMNE-së ka drejtuar kritika të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Zoran Zaev. Mickoski me këtë rast ka theksuar se në Maqedoni ka shtetin e saj por nuk ka as liri e as drejtësi.

“Sot në këto ditë të vështira u grumbulluam për të festuar 23 tetorin. VMRO-ja ekziston për Maqedoninë. Sot kemi shtet por nuk kemi as liri e as drejtësi, kemi shtet ku funksionon mafia. Kemi punë me qeveri që funksione tyre janë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve

Lexo Edhe:

Mickoski në fjalimin e tij theksoi rendësin e fillimit të negociatave me BE-në.

“Maqedonia duhet të filloj negociata me BE sa më parë, konferenca ndërqeveritarë duhet të mbahet sa më shpejtë që është e mundur. Maqedonia po jep dhe ka dhënë shumë për Evropën, është koha e duhur që Evropa t’ia kthej këtij populli. Ardhmëria e këtij populli dhe këtij shteti është në BE andaj BE-ja pa kusht duhet të filloj negociata me Maqedoninë, kjo është mënyra e vetme që vendi të ecë përpara”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.