Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Michael Owen, ka reaguar ndaj deklaratave të bujshme të Mohamed Salah, të cilat ai i dha pas mbetjes jashtë formacionit titullar në ndeshjen kundër Leeds.
Salah u shpreh se ndihet i “sakrifikuar” për rezultatet e dobëta dhe se marrëdhënia e tij me trajnerin Arne Slot është përkeqësuar.
Owen tha se e kupton frustrimin e egjiptianit, duke theksuar rëndësinë që Salah ka pasur për klubin:
“Oh Mo Salah. E imagjinoj si ndihesh. Ke mbajtur këtë skuadër për një kohë të gjatë dhe ke fituar gjithçka.”
Megjithatë, ish-futbollisti i Anglisë kritikoi mënyrën se si Salah i adresoi publikisht problemet:
“Por ky është një sport ekipor dhe thjesht nuk mund të thuash publikisht ato që the.”
Owen i kujtoi Salahut se ai është duke u përgatitur të bashkohet me kombëtaren e Egjiptit për Kupën e Kombeve të Afrikës:
“Po shkon në AFCON për një javë. Duhet të kafshosh gjuhën, të shijosh përfaqësimin e vendit tënd dhe të shohësh situatën kur të kthehesh.”
Deklaratat e Salah kanë shkaktuar debat të madh, ndërsa e ardhmja e tij në Liverpool duket gjithnjë e më e pasigurt. /GazetaExpress
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...