MFPT: Kosova merr vlerësimin kreditor ‘BB-‘ nga Fitch Ratings për herë të parë në historinë e vendit - Gazeta Express
string(96) "mfpt-kosova-merr-vleresimin-kreditor-bb-nga-fitch-ratings-per-here-te-pare-ne-historine-e-vendit"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2024 13:48

MFPT: Kosova merr vlerësimin kreditor ‘BB-‘ nga Fitch Ratings për herë të parë në historinë e vendit

Lajme

Gazeta Express

20/04/2024 13:48

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se Kosova ka marrë vlerësimin kreditor “BB” nga Agjencia e Vlerësimit Kreditor Fitch Ratings, për herë të parë në historinë e vendit, raporton Express.

Vlerësimi Kreditor është indikator tepër i rëndësishëm që tregon aftësinë e një vendi për të shlyer borxhet, dhe merr parasysh qendrueshmërinë e politikave fiskale, borxhin publik, deficitin, rritjen ekonomike, sektorin bankar, dhe cilësinë e qeverisjes ndër tjera.

Lexo Edhe:

“Në raportin e publikuar më 19 Prill, Fitch Ratings thekson në veçanti kredibilitetin e politikave fiskale, stabilitetin dhe nivelin e ulët të borxhit publik, deficitin e ulët buxhetor, dhe sektorin bankar të qëndrueshëm si arsyet kryesore që kanë mbështetur pozitivisht vlerësimin e tyre kreditor për Kosovën. Sipas raportit, Fitch Ratings ka vlerësuar punën e bërë nga Qeveria në fushën e politikave fiskale me uljen e deficit buxhetor si dhe rritjen e vazhdueshme të mbledhjes së tatimit. Agjencia vlerëson nivelin e ulët të borxhit publik i cili ka rënë në 17% të BPV-së si dhe shkallën e inflacionit në rënie, e cila në muajin mars ka prekur nivelin 2.3%”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e MFPT’së, thuhet se ky Vlerësim Kreditor e vendos Kosovën në hartën botërore të shteteve serioze me politika të qëndrueshme, duke forcuar kështu edhe më tej pozicionin e vendit dhe njohjen në arenën ndërkombëtare.

“Njëkohësisht, Vlerësimi Kreditor shërben edhe si pasaportë e shtetit, përmes së cilës investitorët e huaj do t’a kenë më të lehtë të informohen për zhvillimin ekonomik dhe politikat financiare të vendit, duke e bërë kësisoj më të lehtë procesin e tërheqjes së investimeve të huaja në Kosovë. Procesi i Vlerësimit Kreditor është mbështetur nga USAID në kuadër të projektit për “Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa”. Kjo mbështetje forcon edhe më tej bashkëpunimin që Republika e Kosovës ka me USAID dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet më njoftim.