Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në nisje të Komnventës Kombëtare ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të PL që të ndjekun shembujt e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Pukës.
Sipas tij ajo është e vetmja mënyrë për të fituar, ndërsa ka thumbuar kreun e PD Lulzim Basha, duke thënë se fitorja nuk vjen duke fjetur.
“Haxhinasto më thotë a mund të të shoqëror, unë i them faleminderit që më ke shoqëriuar këto 26 vite. Bëhu gati të bëjmë stërvitje, të më shoqërosh edhe 26 vite të tjera. Kisha një lutje për Konventën, të çohen në këmbë për atë vajzën e Pukës. Ashtu fitohet, nuk fitohet as duke fjetur gjumë as duke shumëzuar 7×7=42”, deklaroi Meta.