Meta pas takimit me Mustafën: Shpresoj që institucionet të formohen shpejt - Gazeta Express
string(72) "meta-pas-takkimit-me-ldk-ne-shpresoj-qe-institucionet-te-formohen-shpejt"

Gazeta Express

04/12/2019 13:00

Meta pas takimit me Mustafën: Shpresoj që institucionet të formohen shpejt

Gazeta Express

04/12/2019 13:00

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Pas takimit Meta tha se është i lumtur që lideri i LDK-së, Isa Mustafa, është më mirë me shëndet, ndërsa lavdëroi kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani.

Ai tha se shpreson që institucionet e reja të Kosovës të formohet sa më shpejt, teksa edhe një herë falënderoi popullin e Kosovës për solidaritetin me popullin e Shqipërisë pas gjendjes së krijuar nga tërmeti.

“Jam i kënaqur që e shoh shumë mirë dhe është kënaqësi që jam edhe me Vjosa Osmanin, e cila ka qenë një përfaqësuese e denjë e LDK-së dhe një protagoniste e shkëlqyer për të gjitha gratë dhe vajzat të cilat besojnë te kontributi i tyre dhe Kosova ka shkëlqyer edhe me rolin e grave dhe vajzave dhe shpresoj më të mirën për krijim e institucioneve të Kosovës dhe falënderim për shqiptarët e Kosovës që gjithçka që kanë bërë për tërmetin në Shqipëri dhe aktualisht ndodhen me dhjetëra inxhinierë e specialistë”, tha ai.

Ish-kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, tha se është nder të takohen me presidentin Meta teksa e falënderoi për vlerësimin e FSK-së në misionin shpëtimtar në Shqipëri.

“Ne kishim kënaqësi që sot kishim Ilir Metën dhe shprehëm ngushëllimet dhe uruam shërim nga ky tërmet. E falënderuam për vlerësimin që u ka dhënë pjesëtarëve të ushtrisë së Kosovës dhe për kujdesin që po tregon ndaj familjes Abazi dhe do ta thellojmë bashkëpunimin me Shqipërinë ne si LDK”, tha ajo.

Meta sot po qëndron në Kosovë dhe pas këtij takimi pritet ta vizitojë familjen Abazi në Gjilan, të cilët humbën dy djem në tërmetin që ndodhi në Shqipëri.

Paraprakisht, presidenti i Republikës së Shqipërisë ka ndarë dekorata për njësitet e kërkim-shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik. /eo/

Advertisement
Advertisement
Advertisement