Toni Kroos raportohet se ka rënë dakord të rinovojë kontratën me Real Madridin.
Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në fund të këtij sezoni, mirëpo ai pritet të mbetet edhe më tej në “Santiago Bernabeu”, transmeton Gazeta Express.
Sipas ekspertit, Fabrizio Romano, Kroos do të rinovojë edhe për një sezon pasi pritet që të arrihet një marrëveshje e re mes palëve.
Bisedimet mes gjermanit dhe Real Madridit janë thuajse të përfunduar dhe tani është vetëm formalitet për t’u nënshkruar kontrata e re.
34-vjeçari është pjesë e “Los Blancos” nga viti 2014 dhe ka fituar gjithçka që është e mundur.
/Gazeta Express/
Në tregun konkurrues të sotëm, shërbimi i personalizuar është parësor, dhe duke e ditur këtë, Petrol Company tashmë e...