Meta: Media dhe gazetarët s'mund të braktisen nga qeveria në këto momente - Gazeta Express
string(71) "meta-media-dhe-gazetaret-smund-te-braktisen-nga-qeveria-ne-keto-momente"

Meta: Media dhe gazetarët s’mund të braktisen nga qeveria në këto momente

Gazeta Express

02/04/2020 21:20

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një apel qeverisë që të mos braktisë median në këto kohë të vështira të koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Meta shkruan se gazetarët janë në vijën e parë të raportimit dhe duhen mbështetur.

Lexo Edhe:

Meta: Mediat, gazetarët dhe stafet e tyre mbështetëse, të cilët janë në vijën e parë të raportimit, nuk mund të braktisen në këto momente tepër të vështira! Mirënjohje dhe solidaritet për punën e shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari!