Messi krahasohet me Rafa Nadalin pas “hat-trick”-ut historik - Gazeta Express
string(58) "messi-krahasohet-me-rafa-nadalin-pas-hat-trick-ut-historik"

Futboll

Gazeta Express

17/06/2026 11:39

Messi krahasohet me Rafa Nadalin pas “hat-trick”-ut historik

Futboll

Gazeta Express

17/06/2026 11:39

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror.

Ylli argjentinas shkëlqeu në debutimin e Argjentinës në Kupën e Botës 2026, duke realizuar “hat-trick” në fitoren 3-0 ndaj Algjerisë dhe duke barazuar Miroslav Klosen si golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve.

Pas ndeshjes, Messi foli për sekretin e jetëgjatësisë së tij në nivelin më të lartë, pak ditë para se të mbushë 39 vjet më 24 qershor. Ai zbuloi se gjatë grumbullimit me kombëtaren argjentinase, lojtarët po shohin serialin dokumentar për tenistin spanjoll Rafa Nadal, të titulluar “RAFA”.

“Mua më pëlqen të luaj futboll. Ka qenë pasioni im që kur isha i vogël dhe kur jam mirë, jap maksimumin”, deklaroi Messi.

Kapiteni i Argjentinës tha se e sheh veten te mentaliteti i Nadalit dhe mënyra se si ai ka konkurruar gjatë gjithë karrierës.

“Tani në grumbullim po shohim serialin e Rafa Nadalit dhe identifikohem shumë me të. Mendoj se jemi shumë të ngjashëm në këtë aspekt, sepse gjithmonë dua të jap maksimumin, dua të ndihem mirë dhe kështu e shijoj lojën”, shtoi ai.

Messi gjithashtu bëri të qartë se ende nuk ka vendosur një datë për pensionimin nga futbolli.

“Për sa kohë që mundem dhe ndihem mirë për ta bërë këtë, do të jem këtu”, tha argjentinasi.

Me atë që tregoi ndaj Algjerisë, Messi dëshmoi edhe një herë se, pavarësisht moshës, vazhdon të jetë vendimtar dhe ende ka shumë për t’i dhënë futbollit. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement