Messi afër trofeut të 48-të në karrierë, Inter Miami në epërsi pas pjesës së parë të finales së MLS Cup - Gazeta Express
string(104) "messi-afer-trofeut-te-48-te-ne-karriere-inter-miami-ne-epersi-pas-pjeses-se-pare-te-finales-se-mls-cup-1"

Sport

Gazeta Express

06/12/2025 21:42

Messi afër trofeut të 48-të në karrierë, Inter Miami në epërsi pas pjesës së parë të finales së MLS Cup

Sport

Gazeta Express

06/12/2025 21:42

Lionel Messi po i afrohet edhe një trofeu tjetër historik, të 47-tit në karrierën e tij të lavdishme. Inter Miami po udhëheq 1-0 ndaj Vancouver Whitecaps pas përfundimit të pjesës së parë në finalen e MLS Cup.

Goli i vetëm i pjesës të parë erdhi shumë herët, në minutën e 8-të, kur mbrojtësi Ocampo shënoi autogol pas presionit të sulmit të Inter Miamit.

Skuadra e drejtuar nga Javier Mascherano kontrolloi ritmin e lojës dhe krijoi disa raste të tjera, ndërsa Messi ishte vazhdimisht kërcënim me lëvizjet e tij mes linjave.

Nëse rezultati mbahet deri në fund, argjentinasi do të shtonte në koleksionin e tij trofeun e 47-të, duke forcuar edhe më shumë pozicionin si futbollisti me karrierën më të pasur me trofe në histori.

Pjesa e dytë pritet të jetë e zjarrtë, teksa Vancouveri kërkon rikthimin, ndërsa Inter Miami synon të mbyllë ndeshjen dhe ta kurorëzojë Messin me një tjetër sukses monumental. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement