Mësohet pse Xavi e refuzoi Barcelonën, sezonin 2020/21 do të jetë trajner i Messit? - Gazeta Express
string(81) "mesohet-pse-xavi-e-refuzoi-barcelonen-sezonin-2020-21-do-te-jete-trajner-i-messit"

Gazeta Express

29/03/2020 19:28

Mësohet pse Xavi e refuzoi Barcelonën, sezonin 2020/21 do të jetë trajner i Messit?

Gazeta Express

29/03/2020 19:28

E refuzoi Barcelonën disa muaj më parë sepse do një projekt të nisë nga zero ku ai merr vendime për të bërë skuadrën

Xavi Hernandez tashmë publikisht e ka pranuar se është i gatshëm për t’u ulur në stolin e Barcelonës.

Por pse tani e thotë këtë Xavi e nuk pranoj vetëm 2 apo 3 muaj më parë? Epo është shumë e thjeshtë, ai nuk donte të rrezikonte me një skuadër në gjysmë të sezonit.

Xavi do të nisë gjithçka nga e para, të shesë dhe të blejë lojtarë vet gjatë verës dhe të ketë kohë së paku një muaj për t’u përgatitur për edicionin e ri dhe natyrisht, këtë edhe është rrugës për ta arritur.

“Ia kam bërë të qartë Barcelonës se veten e shoh në një projekt që nis prej zeros dhe në të cilin vendimet i marr unë”, zbuloi ai, duke konfirmuar kështu se për këtë i tha jo Barcës muaj më parë, të cilët më pas ulën në stol Quique Setién.

Ky veprim i Barcelonës tregoi qartë se Quique Setién, një trajner jo me bagazhin e duhur për të drejtuar Barcën, do të jetë vetëm përkohësisht në stolin e katalunasve dhe tani këtë e vërteton Xavi që thotë “Jam gati për të drejtuar Barcelonën”.

Në Spanjë tashmë janë të bindur, 99% Xavi do të ulet në stolin e Barcelonës nga sezoni i ardhshëm. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement