Mësohet çmimi që Leverkuseni ia ka vendosur Xhakës - Gazeta Express
string(50) "mesohet-cmimi-qe-leverkuseni-ia-ka-vendosur-xhakes"

Sport

Gazeta Express

22/06/2025 21:20

Mësohet çmimi që Leverkuseni ia ka vendosur Xhakës

Sport

Gazeta Express

22/06/2025 21:20

Transferimi i Granit Xhakës te Milani mund të përmbyllet shumë shpejt, pasi paportimet e fundit flasin për një marrëveshje të arritur mes mesfushorit dhe klubit italian për një kontratë trevjeçare me pagë rreth 4 milionë euro në sezon.

Sidoqoftë, negociatat mes Milanit dhe Bayer Leverkusenit vazhdojnë ende, pasi oferta fillestare e Milanit është 10 milionë euro.

Sipas “Corriere dello Sport”, klubi gjerman kërkon 15 milionë euro si dëmshpërblim për largimin e Xhakës.

Bayer Leverkuseni dëshiron të shmangë humbjet e mëdha, pasi bleu mesfushorin për 23 milionë euro nga Arsenali vetëm në vitin 2023.

Tani, Milan po përpiqet të gjejë një marrëveshje që t’i përshtatet të dyja palëve dhe ta kompletojë transferimin e lojtarit sa më shpejt.