Mësohet arsyeja pse plaku nga Skënderaj doli në rrugë për të përgatitur fli me saç - Gazeta Express
string(82) "mesohet-arsyeja-pse-plaku-nga-skenderaj-doli-ne-rruge-per-te-pergatitur-fli-me-sac"

Mësohet arsyeja pse plaku nga Skënderaj doli në rrugë për të përgatitur fli me saç

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 19:42

Një burrë dhe një grua në moshë janë parë duke përgatitur fli me saç sot gjatë ditës në Skenderaj.

Veprimi i tyre ka habitur kalimtarët mirëpo kjo gjë nuk ju ka bërë përshtypje të moshuarve, të cilët kanë vazhduar punën pa u penguar fare.

Lexo Edhe:

Ndërsa fotografi Sefer Aliqkaj ka zbuluar edhe arsyen pse ata kishin dalë për të përgatitur fli.

“Për gruan time të semurë, po e përgatis dhe do t’ia dergoj në shtëpi”, citohet të ketë thënë plaku.

Postimi i plotë:

Përkushtim, sakrificë e dashuri në vepër
Mu në zemër të qytetit axha Sahit Prekazi, në kushte jo normale përgatiti fli.
Dhe a e dini përse dhe për kënd?
Pasi e fotografova me habiti me përgjigjen e tij.
“Për gruan time të semurë, po e përgatis dhe do t’ia dergoj në shtëpi”.
Shëmbull që duhet ndjekur nga të gjithë!