Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares së Kosovës - Gazeta Express
string(57) "mesohen-kundershtaret-e-mundshem-te-kombetares-se-kosoves"

Sporte tjera

Gazeta Express

30/06/2023 13:33

Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares së Kosovës

Sporte tjera

Gazeta Express

30/06/2023 13:33

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të paraqitet në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025.

Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botëror janë në fillim të nëntorit.

Kosova një ndeshje do ta luaj në shtëpi e një si mysafire, varësisht nga shorti.

Shorti tërhiqet më 5 korrik nga ora 11:00 në Vjenë.

Për short, Kombëtarja jonë është në vazon e dytë së bashku me Letoninë, Italinë, Luksemburgun e Britaninë e Madhe.

Në vazon e parë janë Belgjika, Izraeli, Sllovakia, Finlanda e Estonia. Kosova do të përballet me njërën prej kombëtareve të vazos së parë.

Kombëtarja më e suksesshme pas dy ndeshjeve, kalon në fazën e dytë kualifikuese.

Shpresohet në short të favorshëm, ndërsa synimi do të jetë kalimi në fazën e dytë.

Botërori i ardhshëm mbahet prej 9 deri më 27 janar 2025 në Kroaci, Danimarkë e Norvegji. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement