Mesazhi i Munishit për sportistët që komentojnë për politik - Gazeta Express
string(59) "mesazhi-i-munishit-per-sportistet-qe-komentojne-per-politik"

Gazeta Express

26/03/2020 22:13

Mesazhi i Munishit për sportistët që komentojnë për politik

Gazeta Express

26/03/2020 22:13

Munishi iu ka bërë thirrje sportistëve që të mos komentojnë ngjarjet politike në Kosovë

Qëndrim Vata është suspenduar nga Komisioni i Gjyqtarëve të FFK-së për shkak të një postimi fyes ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Lexo Edhe:

Arbitri Vata në postim e tij ka krahasuar Kurtin me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

Përmes një fotomontazhi, arbitrit i futbollit ka kombinuar fytyrën e Kurtit me flokët dhe veshjen e diktatorit veri-korean.

Ai më pas doli me një reagim që i kanë thyer llogarinë në rrjetet sociale.

Ka pasur edhe reagime futbollistëve, diçka e papranueshme nga ana e Munishit, raporton Gazeta Express.

Postimi i plotë i Munishit në rrjetin social Facebook:

Ju bejë thirrje sportistave që kurr mos te komentojn dhe kurr mos të merren me ngjarjet politike . Sepse sporti eshte i paster si loti e ju jeni te krejt Kosoves e jo te partive te caktume. Mbani bindjet per veti , ju flas nga pervoja ! Një gje eshte e sigurtë kush qka lyp ka me gjet jo veq ne politike por edhe ne jetë … Unë biri yt Kosovë