Mesazhet në telefon, çfarë ka për të biseduar Noka me Nikollën e ministrin Manja - Gazeta Express
string(79) "mesazhet-ne-telefon-cfare-ka-per-te-biseduar-noka-me-nikollen-e-ministrin-manja"

Mesazhet në telefon, çfarë ka për të biseduar Noka me Nikollën e ministrin Manja

Shqiperi

Gazeta Express

27/01/2022 14:08

Njihet si opozitar i flaktë, aq sa edhe brenda të vetëve vendosi të dalë kundër, por duket se marrëdhëniet institucionale i mban mirë e korrekt.

Bëhet fjalë për deputetin demokrat Flamur Noka, të cilin kryedemokrati Lulzim Basha vendosi ta përjashtojë nga partia Demokratike, pas protestës së dhunshme të 8 janarit për selinë e PD.

Lexo Edhe:

Ndërkohë janë siguruar foto të deputetit Noka ndërsa qëndron i ulur krah ish kryeministrit Berisha, në fund të sallës së parlamentit, edhe kjo pasojë e vendimit të kryedemokratit. Ajo c’ka në fakt tërheq vëmendjen e bie në sy, është telefoni i tij.

Sic duket në fotot e siguruara nga “BalkanWeb”, biseda më e fundit në aplikacion e ‘Whatsapp’ është me kryeparlamentaren Nikolla. Bisedë e cila mban orën 12:17, kohë kur zhvillohej seanca plenare, e kur ish kryeministri Sali Berisha ndodhej në seancë. Po ashtu vetëm pak më poshtë, me sy të lirë, duket se deputeti demokrat, ka komunikim edhe me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.