"Merri paratë të pasurve me taksë, jepi të varfërve" Kërkesa e Shaqirit drejtuar Ramës - Gazeta Express
string(83) "merri-parate-te-pasurve-me-takse-jepi-te-varferve-kerkesa-e-shaqirit-drejtuar-rames"

“Merri paratë të pasurve me taksë, jepi të varfërve” Kërkesa e Shaqirit drejtuar Ramës

Gazeta Express

03/04/2020 19:33

Balerini shqiptar, Ilir Shaqiri i është drejtuar me një mesazh publik kryeministrit Edi Rama, ku i bën thirrje për marrjen e masave ndaj të varfërve. Shaqiri madje i sugjeron Ramës vendosjen e një takse ndaj të pasurve në këto kohë të koronavirusit.

POSTIMI:

Lexo Edhe:

Mesazh Publik për EDI RAMA.

Po i gjykove njerëzit nuk do kesh kohë t’i ndihmosh … kështu thotë e lavdishmja Nënë Tereza .. Çfarë faji kanë fëmijët që nëna dhe babai punojne ne te zeze duke mbajtur tulla e llaç, duke larë e shplarë?
Jepu mundësinë fukarejve të burgosur në shtëpi që të hanë e të mbijetojnë si gjithë të tjerët sepse njeriu më shpejt VDES vdes nga uria sesa nga virusi .
Duhet urgjent dekreti 10% OLIGARK TAKSE per ata që kanë në llogarinë personale bankare 10.000 € e sipër!!! MERRU TË PASURVE
JEPU TE VARFËRVE!!! Duhet shpetuar mbi te gjitha NJERIU sepse lufta për JETËN kundër virusit është e mundur vetëm me barkun plot, sepse koha e luftës do jetë e gjatë dhe sepse paslufta akoma më e gjatë.
Kemi prindër te moshuar në duart e tua dhe te pamundur ti asistojmë, prindër që kanë punuar 50 vjet për at vend duke larë me djersë e gjak tokën që sot e gëzojne oligarkët.
Jepi popullit mundesinë të të falenderojnë peër gjithë kohët që do vijnë për cfarë bëre dhe si e bëre . RespektIlir Shaqiri.”