Merret vendimi, Djokovic do të dërgohet sërish në mbajtje - Gazeta Express

Merret vendimi, Djokovic do të dërgohet sërish në mbajtje

Sport

Gazeta Express

14/01/2022 14:17

Vetëm dy orë e 45 minuta pas vendimit të Ministrit të Emigracionit, Alex Haëke, për t’ia anuluar sërish vizën Novak Djokovicit, që do të nënkuptonte përjashtimin e tij dhe pamundësinë për të luajtur Australian Open nga e hëna, gjyqtari Anthony Kelly mblodhi sërish palët në një seancë në Gjykatën Federale të Qarkut të Australisë.

Aty u mor vendim që të mos ketë përjashtim të menjëhershëm për tenistin numër një në botë.

Lexo Edhe:

Por, nesër ai do të dërgohet në Ministrinë e Emigracionit në orën 08:00, për t’u marrë sërish në pyetje.

Më vonë, serbi do të transferohet në zyrat e avokatëve të tij nga ora 10:00 deri në orën 14:00 për të përgatitur mbrojtjen e tij. Dhe të dielën në orën 09:00 do të jetë seanca, e cila supozohet të jetë përfundimtare, dhe do të zhvillohet në një gjykatë tjetër, pasi çështja kalon tashmë në Gjykatën Federale të Australisë.

Pas bisedës me avokatët e tij nesër, tenisti do të qëndrojë sërish i ndaluar në një vend të pazbuluar dhe për këtë palët duhet të bien dakord.

Djokovic ende shpreson që atij t’i lejohet të garojë në Australian Open. /Gazeta Express/