Merr fund sherri mes Ledrit e Blunt me Real 1 - Gazeta Express
string(45) "merr-fund-sherri-mes-ledrit-e-blunt-me-real-1"

Merr fund sherri mes Ledrit e Blunt me Real 1

Gazeta Express

03/07/2020 18:33

Ledri Vula, DJ Blunt dhe Real 1 ka kohë që përfliten për prishje të raporteve mes tyre.

Artistët që më parë kishin bashkëpunuar edhe për projekte muzikore, tashmë i kanë lënë pas mosmarrëveshjes.

Lexo Edhe:

Ledri Vula në një intervistë që ishte së fundi tha se nuk ka ‘beef’ me Bluntin dhe Real 1, përkundrazi tha se i ka shumë simpatik.

Pas kësaj, reperi Real 1 përmes disa videove thotë se është kry ‘beef-i’ mes tyre.

“Mas kësaj interviste që ke folë në Klan, beef-i u kry babo, më nuk kemi send. Qysh kena dalë edhe të kena sha publikisht, edhe tash po dal edhe po të them ka përfundu, u kry babo”, janë fjalët e tij.

Në këtë video Real 1 poashtu ka zbuluar se të shtunën po del edhe albumi i tyre, Tululu 2.