Merr detyrën presidenti i ri i Kroacisë - Gazeta Express
string(39) "merr-detyren-presidenti-i-ri-i-kroacise"

Merr detyrën presidenti i ri i Kroacisë

Gazeta Express

18/02/2020 14:11

Presidenti i ri i Kroacisë, Zoran Millanoviq, mori të martën detyrën nga paraardhësja e tij, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Ai e bëri betimin, duke u zotuar se do t’iu shërbejë qytetarëve kroatë “me ndërgjegje dhe përgjegjësi”.

Lexo Edhe:

“Republika jonë ka nevojë për çdo njeri. Secilit duhet t’i jepet mundësia të jetojë me dinjitet dhe paqe nga puna e tij”, tha Millanoviq.

Ai tha se nuk e ka ndërmend “të jetë një faktor korrigjues, por një faktor konstruktiv”.

“Do të jem i përkushtuar, transparent, i qëndrueshëm. Në politikën e jashtme, do të përqendrohem në pikat që mund të ofrojnë siguri dhe begati”, tha Millanoviq.

Millanoviq e mundi Grabar Kitaroviqin në zgjedhjet e 5 janarit.

Posti i presidentit konsiderohet ceremonial në Kroaci, por analistët besojnë se humbja e Grabar Kitaroviqit mund të shkaktojë probleme për kryeministrin e partisë HDZ, Andrej Plenkoviq, në zgjedhjet e ardhshme.