Meritoni kërkon nominim kokë më kokë me Heidin, reagon ashpër Romeo - Gazeta Express
string(66) "meritoni-kerkon-nominim-koke-me-koke-me-heidin-reagon-ashper-romeo"

Rozë

Gazeta Express

12/04/2024 19:26

Meritoni kërkon nominim kokë më kokë me Heidin, reagon ashpër Romeo

Rozë

Gazeta Express

12/04/2024 19:26

Meriton Mjekiqi ditën e sotme i ka kërkuar Heidi Bacit që të dalin në nominim kokë më kokë me njëri-tjetrin nesër gjatë spektaklit.

“Je shumë i fiksuar” – i tha banorja, duke mos pranuar të bënte një pakt me moderatorin.

Lexo Edhe:

Teksa Meritoni i zgjati dorën që ta pranonte kërkesën e tij, Romeo Veshaj u shpreh që të dilte në një nominim “kokë më kokë” me banorin, edhe pse ky i fundit nuk pranoi.

 “Merru me burra” – i tha Romeo, ndërsa Meritoni u shpreh: “Pas kësaj do të dal me ty, të betohem”.

Meritoni: Pse s’i thua Heidit që e nxjerr jashtë Meritonin, zgjate dorën dhe dilni në nominim “kokë më kokë”.

Meritoni afrohet, ia zgjat dorën Heidit, e cila është e ulur shumë pranë Romeos.

Heidi: Je shumë i fiksuar.

Romeo: Merru me burra! Vërtetoje se shqiptari merret me burra.

Meritoni: Pas kësaj do të dal me ty, të betohem.

Romeo: Je i dobët.

Heidi: Do të ta jap një herë tjetër.

Egla: Ajo është super e fortë para teje, por s’është budallaqe siç je ti.

Romeo: Nëse kjo të jep dorën, unë bëj thirrje, nëse kjo del nga shtëpia, dal edhe unë.

Ndëra Meritoni edhe ngrit zërin duke insistuar, Egla vazhdon të shprehet se Heidi është shumë e fortë dhe jo budallaqe.