Mërgimtarët dërguan 112.13 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars - Gazeta Express
string(67) "mergimtaret-derguan-112-13-milione-euro-ne-kosove-gjate-muajit-mars"

Mërgimtarët dërguan 112.13 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 9:16

Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Republikën e Kosovës për muajin mars 2024.

Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore, duke shtuar se vlera totale e tyre për tre muaj, sipas vlerësimeve, ka arritur në 284.07 milionë euro.

Lexo Edhe:

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo- bankare me pjesëmarrje prej 64.46 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 23.34 për qind dhe bankat me 15.20 për qind.