Memli Krasniqi kërkon mobilizim për Shaip Kamberin: Mos t’ia marrin mandatin nga duart - Gazeta Express
string(84) "memli-krasniqi-kerkon-mobilizim-per-shaip-kamberin-mos-tia-marrin-mandatin-nga-duart"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 15:19

Memli Krasniqi kërkon mobilizim për Shaip Kamberin: Mos t’ia marrin mandatin nga duart

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 15:19

Kryetari i PDK’së, Memli Kransiqi, ka kërkuar mobilizim për të votuar për Shaip Kamberin që të merr sërish mandatin e deputetit në Parlamentin e Serbisë.

Duke lavdëruar punën e Kamberit si deputet, Krasniqi tha se të gjithë shqiptarët në Tërnoc, të dielën, me 27 maj, duhet të dalin e të votojnë për të.

Lexo Edhe:

“Mobilizim për Shaip Kamberin! Shaip Kamberi është një patriot i guximshëm, që, si deputet, ka punuar pa ndalë për interesat e shqiptarëve në Luginë. Edhe pse ai fitoi mjaftueshëm vota edhe për një mandat të deputetit, Gjykata ka vendosur që zgjedhjet të ripërsëriten në Tërnoc. Prandaj, të gjithë shqiptarët në Tërnoc, të dielën, me 27 maj, duhet të mobilizohen dhe mos të lejojnë që Shaipit t’ia marrin mandatin nga duart”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi ka thënë se Kamberi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës që të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë – e i cili, sipas tij, nuk guxon të ndalet.

“Mobilizohuni dhe dilni e votoni. Për Shaipin, për shqiptarët!”.