Neueri ‘theu’ një rregull të FIFA-s gjatë ndeshjes me Curaçaon - Gazeta Express
string(60) "neueri-theu-nje-rregull-te-fifa-s-gjate-ndeshjes-me-curacaon"

Futboll

Gazeta Express

15/06/2026 17:21

Neueri ‘theu’ një rregull të FIFA-s gjatë ndeshjes me Curaçaon

Futboll

Gazeta Express

15/06/2026 17:21

Manuel Neueri dyshohet se ka shkelur rregulloret zyrtare të FIFA-s për pajisjet sportive gjatë ndeshjes së Kupës së Botës mes Gjermanisë dhe Curaçaos.

Portieri 40-vjeçar, i cili u rikthye papritur në kombëtaren e Gjermanisë nga pensionimi dhe u përfshi në listën prej 26 lojtarësh të trajnerit Julian Nagelsmann, bëri paraqitjen e tij të parë me kombëtaren pas 710 ditësh të dielën.

Ndeshja e fundit e Neuerit me Gjermaninë kishte qenë humbja ndaj Spanjës në çerekfinalen e Euro 2024.

Paraqitja e tij në “Houston Stadium” u ndoq me shumë vëmendje pasi Nagelsmann e preferoi në formacionin titullar para Oliver Baumann.

Megjithatë, më shumë sesa performanca e tij, vëmendjen e tërhoqi fanella që kishte veshur.

Një tifoz shkroi në rrjetet sociale: “Pse u lejua Neuer të mbante një bluzë të bardhë me mëngë të gjata që dukej poshtë fanellës së gjelbër?”.

Ndërsa një tjetër komentoi: “Do të jetë interesante të shohim se çfarë do të vendosë FIFA tani”.

Sipas raportimeve, para fillimit të ndeshjes Neuerit iu dha një fanellë me mëngë të gjata nga përgjegjësi i pajisjeve të Gjermanisë, por portieri vendosi t’i presë vetë mëngët.

Megjithatë, ky vendim mund t’i sjellë probleme, pasi ai kishte veshur një bluzë të bardhë poshtë fanellës së portierit, ngjyrë që nuk përputhej me ngjyrën dominuese të fanellës së tij të gjelbër.

Sipas rregulloreve të FIFA-s për pajisjet sportive, çdo veshje e brendshme që është e dukshme duhet të jetë “me të njëjtën ngjyrë dominuese” si pjesa e uniformës që mbahet sipër saj dhe nuk duhet të përmbajë logo të ekipit, të prodhuesit apo elemente dekorative.

Mbetet të shihet nëse FIFA do të ndërmarrë ndonjë masë ndaj portierit gjerman.

Neueri, i cili ka zhvilluar 125 ndeshje me kombëtaren, tashmë ka marrë pjesë në pesë Kupa Bote (2010, 2014, 2018, 2022 dhe 2026), pasi luajti në fitoren 7-1 të Gjermanisë ndaj Curaçaos.

Me këtë paraqitje, ai barazoi rekordin historik gjerman të Lothar Matthäus.

Pas ndeshjes, Neuer tha: “Kjo ishte shumë e veçantë. Më bën jashtëzakonisht krenar që po luaj përsëri për kombëtaren. Kupa ime e pestë e Botës. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e gjithë kësaj. Kam pritur kaq gjatë për këtë ditë dhe isha i vendosur të luaja. U ndjeva shumë mirë në fushë me djemtë. Është gjithmonë shumë e rëndësishme të kesh një fillim të mirë në një turne madhor. Luajtëm një ndeshje të mirë dhe shënuam shumë gola. Lojtarët që hynë nga stoli sollën energji pozitive. Nuk pushuam kurrë së kërkuari golin e radhës. Tani do ta analizojmë ndeshjen dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë më mirë në ndeshjet e ardhshme”.

Neuer foli edhe për golin e pësuar.

“Në fakt po shkoja ta prisja topin, por ai devijoi dhe distanca ishte shumë e shkurtër për të reaguar. Ishte thjesht fat i keq”, tha ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement