Mekanizëm zhbllokues për gjyqtarët, Halimi: Propozimi i PS jo racional, përplasja ishte e qëllimshme - Gazeta Express
string(97) "mekanizem-zhbllokues-per-gjyqtaret-halimi-propozimi-i-ps-jo-racional-perplasja-ishte-e-qellimshme"

Mekanizëm zhbllokues për gjyqtarët, Halimi: Propozimi i PS jo racional, përplasja ishte e qëllimshme

Gazeta Express

11/12/2019 14:24

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i ftuar në studion e Ditari në A2, foli për amendamentet ligjore përmes të cilave mazhoranca synon të krijojë një mekanizëm zhbllokues për rastet kur Presidenti refuzon të zhvillojë ceremoninë e betimit për njerëzit e drejtësisë.

“Duhet bashkëpunim mes Presidentit dhe Parlamentit, Presidentit dhe KED-së, Presidentit dhe Gjykatës së Lartë… një frymë e tillë duhet të funksionojë që të kemi një përmbushje të plotë të detyrave. Parlamenti i mbajti kandidatët e vet deri në ditën e fundit të skadimit të afatit. Pra, ka një qasje të qëllimshme për ta çuar drejt konfliktit. Ky ligj është sforcim jo drejt bashkëpunimit institucional, por e kundërta. Zgjidhje të tilla nuk më duken racionale”, u shpreh Halimi.

Lexo Edhe:

Sipas tij, ajo që kryeministri e ka quajtur KÇK ekziston dhe vepron më së shumti në gjykatat e rretheve.

“Një nga problemet e mëdha që prodhoi Reforma në Drejtësi, ishte dhe kontigjenti i gjyqtarëve dhe prokurorëve që ecin me parimin kap ça t’kapësh. Edhe vetë gjyqtarët pranojnë se është një organizatë që vepron më tepër në gjykatat e rretheve, ku vëmendja e mediave nuk është e madhe. Fakti është real, unë e kam thënë edhe vetë përpara se ta thonte kryeministri. Drafti i paraqitur nga qeveria ka probleme serioze, që e ndërlikojnë atë me disa ligje të tjera që do e bënin antikushtetues. Ajo që është më e rëndësishme është përqendrimi i hetimit dhe mbledhjes së masave në një dorë të vetme, që është një zyrë pranë Ministrisë së Brendshme. Kushdo që të jetë ministër i Brendshëm, nuk mund ta ketë këtë pushtet. Nga 42 nene, ky draft ka 21 nene që bien në kundërshtim të hapur me Kushtetutën. Ndoshta do të diskutohet dhe përpunohet më tej”.