Megafoni i Vuçiqit shpërndan panik, Vulin thotë se procesi i bashkimit të Serbisë me RS-në ka filluar dhe nuk mund të ndalet më - Gazeta Express
string(126) "megafoni-i-vuciqit-shperndan-panik-vulin-thote-se-procesi-i-bashkimit-te-serbise-me-rs-ne-ka-filluar-dhe-nuk-mund-te-ndalet-me"

Megafoni i Vuçiqit shpërndan panik, Vulin thotë se procesi i bashkimit të Serbisë me RS-në ka filluar dhe nuk mund të ndalet më

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 9:14

“Me presione dhe sulme duhet të mbrohemi me unitet. Republika Srpska duhet të mbijetojë, por nuk do të mbijetojë e pavarur. Nuk mund të mbijetojë vetëm, duhet të jetë me Serbinë dhe Serbia duhet të jetë me Republikën Srpska”, tha për RTRS senatori i Dodik dhe ish-kreu i BIA-s, Aleksandar Vulin.

Ai beson se rezoluta e shpallur për Srebrenicën nuk do të zbatohet vetëm për Republikën Srpska, por për të gjithë serbët kudo që jetojnë, dhe jo vetëm për ata që janë gjallë tani, por për të gjithë brezat që do të vijnë.

Lexo Edhe:

“Pikërisht, prandaj nuk duhet ta lejojmë këtë, tha Vulin. Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik po lufton me guxim për të ruajtur Republikën Srpska. Këtë ia del, pikërisht sepse ka mbështetjen e njerëzve që e njohën si lider. Populli e ndjek dhe e mbështet dhe kjo është forca e tij. Ne nuk kemi naftë, armë bërthamore, por kemi njerëz. Serbët e krijuan Republikën Srpska, ata nuk janë fuqi të mëdha dhe vetëm serbët mund ta humbin atë”, tha Vulin.

“Ose do të jemi bashkë ose nuk do të jemi” citohet të ketë thënë Vulin, duke u përpjekur të mashtrojë publikun se projekt-rezoluta do të përfshijë çdo gjë që lidhet me një komb gjenocidal dhe përgjegjësinë kolektive të një kombi.

|Iniciativa e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është diçka që duhet ta përkrahë çdo serb. Vuçiq është presidenti i të gjithë serbëve dhe si president i të gjithë serbëve na ftoi të jemi në një vend në të njëjtën ditë, por edhe të kemi një ide dhe një luftë të përbashkët për atë ide. Bashkimi është ajo që do të ndodhë. Procesi i bashkimit ka filluar dhe nuk mund të ndalet”, tha Vulin. /SlobodnaBosna