Medalisti olimpik dhe një ndër karateistët më të mirë botëror, ukrainasi Stanislav Horuna, i përgjigjet thirrjes për mbrojtjen e vendit të vet nga agresioni rus.
Ai kështu e ndjek rrugën e shumë sportistëve elitarë, si vëllezërit Klitschko, Oleksandr Usyk etj.
Këtë e ka njoftuar ish-kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, shkruan Gazeta Express
“Horuna është mik i madh i yni i cili e pat nderuar karatenë tonë me dy pjesëmarrje ne turneun “Top 10″ i mbajtur në Prishtinë në vitin 2013 dhe 2014 të cilin edhe e pat fituar. Erdhi në Prishtinë edhe pse nuk ishim të pranuar në Federatën Boterore dhe ate evropiane, duke rrezikuar të sankcionohet për pjesëmarrje. Padyshim pjesëmarrja e tij tej mase e afirmoj karatene dhe shtetin e Kosovës.Ne lutemi për Ukrainën dhe besojmë se do të del fituese në betejë me agresorin rus”, shkroi ndër tjera Arifi në profilin e tij në Facebook.
Ai është medalist olimpik, i treti në botë, kampion evropian dhe 20 medalje në garën elitare Premier League.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...