Meçi i tretë Fury-Wilder në një stadium të madh në Ditën e Krishtlindjes - Gazeta Express
string(72) "meci-i-trete-fury-wilder-ne-nje-stadium-te-madh-ne-diten-e-krishtlindjes"

Gazeta Express

08/06/2020 11:31

Meçi i tretë Fury-Wilder në një stadium të madh në Ditën e Krishtlindjes

Gazeta Express

08/06/2020 11:31

Tyson Fury dhe Deontay Wilder e kanë marrë një ofertë që ta zhvillojnë trilogjinë në një stadium australian në Ditën e Krishtlindjes.

Meçi i tretë mes tyre për titullin e botës në peshat e rënda në WBC pritet të zhvillohet në nëntor apo dhjetor, por duhet patjetër të bëhet para tifozëve, sipas Arum, promotorit të kampionit britanik Fury, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Promotori australian Dean Lonergan ka dhënë hollësi për propozimin e tij që trilogjia të zhvillohet në këtë vend.

“Sugjerimi është që meçi të mbahet në stadiumin e quajtur Bankwest, i cili i zë rreth 45 mijë persona. Në atë kohë do të jetë mesi i verës në Australi”, tha Lonergan.

Australia është vetëm njëri prej vendeve të shumta të propozuara për trilogjinë Fury-Wilder. Ndër vendet më të përfolura janë Kina dhe Las Vegasi.

Në meçin e parë mes tyre në dhjetor të vitit 2018 nuk pati fitues pasi gjyqtarët vendosen për një barazim kontrovers.

Ndërsa në rimeç në shkurt të këtij viti, Fury e rrahu Wilderin me nokaut në rundin e shtatë. /Gazeta Express/