Me dron mbi kokë, dalin pamjet e arrestimit të “hijes” Nuredin Dumani. Mori plumb në shtyllën kurrizore - Gazeta Express
string(99) "me-dron-mbi-koke-dalin-pamjet-e-arrestimit-te-hijes-nuredin-dumani-mori-plumb-ne-shtyllen-kurrizore"

Shqiperi

Gazeta Express

29/03/2022 22:47

Me dron mbi kokë, dalin pamjet e arrestimit të “hijes” Nuredin Dumani. Mori plumb në shtyllën kurrizore

Shqiperi

Gazeta Express

29/03/2022 22:47

Nuredin Dumani është arrestuar mbrëmjen e së martës në urgjencën e spitalit të Fierit ku kishte shkuar për të marrë ndihmë mjekësore. Ai ka marrë një plumb në shtyllën kurrizore pas përplasjes me armë që ndodhi më herët gjatë ditës së sotme në Papër të Elbasanit.

Këto janë pamjet e arrestimit të Nuredin Dumanit, një prej emrave të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare. Ai është arrestuar mbrëmjen e kësaj të marte në Fier.

Lexo Edhe:

Nuredin Dumani ishte shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Elbasan. Prokuroria thotë se 37-vjeçari ka qenë pjesë e grupit që bëri ekzekutimin e vëllait të Talo Çelës.

Mësohet se në momentin e arrestimit Dumani nuk ka bërë rezistencë. Ndërsa, në lagjen “Apollonia”, 1 km larg spitalit, poshtë një pallati nëntëkatësh ndodhet autoambulanca, policia dhe RENEA.