Më 28 shtator na pret një spektakël i boksit në Gjermani, boksierët shqiptarë shprehen optimistë - Gazeta Express
string(95) "me-28-shtator-na-pret-nje-spektakel-i-boksit-ne-gjermani-boksieret-shqiptare-shprehen-optimiste"

Më 28 shtator na pret një spektakël i boksit në Gjermani, boksierët shqiptarë shprehen optimistë

Boks

Gazeta Express

18/07/2024 13:06

Më 28 shtator do të organizohet ngjarja e madhe e boksit në Ludwigsburg (Ludvigburg) të Gjermanisë.

E në prag të kësaj ngjarjeje, PrimeTime Promotion ka organizuar konferencë për media sot në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Të pranishëm në këtë konferencë ishin boksierët kryesorë të cilët do të jenë në atë natë, Ardian Krasniqi, Altin Zogaj e Eris Bajra.

Fillimisht, përfaqësuesi për media dhe marketing, Shkodran Arifi i shpalosi detajet e këtij evenimenti.

Treshja e boksierëve, Krasniqi, Zogaj e Bajra kërkuan vetëm fitore në natën e 28 shtatorit dhe qëllimi është që ta bëjnë krenar shtetin e Kosovës midis Gjermanisë.

Në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe Agim Krasniqi, vëllai i Luan Krasniqit, legjendës së boksit shqiptar, i cili tash është duke e stërvitur djalin e tij, Ardianin, njëherësh nip i Luanit.

Të tre boksierët kosovarë kundërshtarët e tyre do t’i mësojnë së shpejti.

Kjo ngjarje e madhe e boksit do të zhvillohet më 28 shtator në “MHP ARENA” në Ludwigsburg të Gjermanisë.