McGregor poston foton surprizë - Gazeta Express
string(30) "mcgregor-poston-foton-surprize"

Sport

Gazeta Express

25/12/2020 10:55

McGregor poston foton surprizë

Sport

Gazeta Express

25/12/2020 10:55

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, Conor McGregor, ikona e arteve marciale mikse, ka zbuluar se do të bëhet baba për të tretën herë.

Irlandezi do të duelojë më 23 janar, në eventin UFC-257 ndaj Dustin Poirier, por viti 2021 do të ketë edhe mjaft surpriz të tjera për ish-kampionin e dyfishtë të botës në artet marciale mikse.

Lexo Edhe:

McGregor ka postuar një foto, ulur në pemën e Krishtlindjes bashkë me bashkëshorten e tij Dee Devlin dhe dy fëmijët (3 dhe 1 vjeç), ndërkohë që mbanin në dorë edhe një eko që tregon se po vjen fëmija i tretë.