McGregor: Khabib ka frikë të ndeshet me mua, jam shumë i sigurt - Gazeta Express
string(61) "mcgregor-khabib-ka-frike-te-ndeshet-me-mua-jam-shume-i-sigurt"

Sporte tjera

Gazeta Express

16/01/2021 8:08

McGregor: Khabib ka frikë të ndeshet me mua, jam shumë i sigurt

Sporte tjera

Gazeta Express

16/01/2021 8:08

Pasi mposhti Justin Gaethjen, Khabib Nurmagomedov u pensionua nga UFC-ja si kampion, duke vendosur një rekord prej 29 fitore dhe asnjë humbje.

Njëri prej kundërshtarëve që Khabib kishte mposhtur është edhe Conor McGregor, i cili në atë kohë ishte kampion, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky i fundit ka bërë një deklaratë të fuqishme për Khabib Nurmagomedov, duke thënë se ai ka frikë të ndeshet me të.

“Mendoj se Khabib ka frikë të ndeshet me mua. Për këtë jam shumë i sigurt, por nuk i vë faj. Unë u ndesha me versionin e tij më të mirë dhe ai u ndesh me versionin tim më të keq. Ai dhe skuadra e tij e dine këtë. Unë kam përgjigjet për ta shkatërruar atë njeri” – u shpreh McGregor.

Khabib Nurmagomedov në ditën që u pensionua tha se nuk mund të hynte në oktagon pa babain e tij afër. Muaj më parë babai i Khabib kishte vdekur si pasojë e koronavirusit. /Gazeta Express/