Është mbyllur pjesa e parë e takimit jetik midis Shqipërisë dhe Andorrës me rezultat 0-0 .
Në një stadium si mysafir ku nga 2100 shikues, 1600 prej tyre janë me flamuj e ngjyra kuq e zi, lojtarët e Shqipërisë nuk kanë arritur ende të zhbllokojnë rezultatin e ndeshjes.
Rastin më të mirë të pjesës së parë e pati kapiteni Berat Gjimshiti në fund, ku pas një goditjeje me kokë topi u ndal në transverzale.
Në ndeshjen tjetër të po të njëjtit grup Anglia është duke e mposhtur Serbinë me rezultat minimal 1-0.
Shqipëria duhet të fitoj këtë ndeshje për t’u kualifikuar në “playoff-in” e Kupës së Botës 2026 dhe Anglia duhet të mposht Serbinë, shkruan GazetaExpress.
/GazetaExpress/