Mbyllet baras dhe pa gola pjesa e parë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe - Gazeta Express
string(83) "mbyllet-baras-dhe-pa-gola-pjesa-e-pare-ne-ndeshjen-mes-shqiperise-dhe-ishujve-faroe"

Mbyllet baras dhe pa gola pjesa e parë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe

Sport

Gazeta Express

20/11/2023 21:40

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

45 minutat e parë në stadiumin “Air Albania” janë mbyllur baras dhe pa gola, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sa i përket posedimit me top, pjesa e parë u dominua nga “Kuqezinjtë”, por që nuk ia dolën edhe të shënonin.

Nga kjo pjesë veçohet goditja nga distanca e Nedim Bajramit, por që u prit nga portieri kundërshtar. Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku provouan gjithashtu në minutat shtesë, por që sërish ishte portieri mysafirë që me pritjet e tij e mbajti portën e paprekur.

Gjithsesi, përveç fitores, edhe barazimi e dërgon Kombëtaren shqiptare në Evropian nga pozita e parë e grupit.

Dihet se Shqipëria e siguroi matematikisht kualifikimin në “Euro 2024” xhiron e kaluar. /Gazeta Express/