Mbyllen pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës - Gazeta Express
string(51) "mbyllen-pjeset-e-para-te-dy-ndeshjeve-te-superliges"

Mbyllen pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës

Futboll

Gazeta Express

30/11/2020 13:51

Janë mbyllur tashmë pjesët e para të dy ndeshjeve të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lideri Ballkani e mbylli 45 minutëshin e parë me epërsi prej 2:1 ndaj Arbërisë.

Blendi Baftiu e kaloi ekipin Portokalli në epërsi me golin e realizuar në minutën e tetë.

Kurse, për 2:0 shënoi sulmuesi në super-formë, Mirlind Daku në minutën e 35-të.

E golin e vetëm për momentin për mysafirët e shënoi Kreshnik Bahtiri në minutën e 40-të.

Ndërkohë, në duelin tjetër që po luhet sot në mes të Drenicës dhe Llapit, në pjesën e parë nuk kishte gola. /Gazeta Express/