Mbrojtësi amerikan: Kaepernick kishte të drejtë që protestonte - Gazeta Express
string(61) "mbrojtesi-amerikan-kaepernick-kishte-te-drejte-qe-protestonte"

Gazeta Express

10/06/2020 9:13

Mbrojtësi amerikan: Kaepernick kishte të drejtë që protestonte

Gazeta Express

10/06/2020 9:13

Mbrojtësi i ekipit kombëtar të SHBA-së dhe klubit amerikan Dallas, Reggie Cannon, thotë se protestat e shumë kritikuara të Colin Kaerpernick, i cili ulej në gjunjë teksa intonohej himni i SHBA-së, ishin me vend dhe thotë se mesazhi i ish-yllit të NFL më në fund po dëgjohet.

Colin Kaepernick filloi të ulej në gjunjë teksa intonohej himni në ndeshjet e NFL në vitin 2016 si shenjë proteste ndaj racizmit dhe brutalitetit policor në SHBA, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, kjo protestë e Kaepernick ishte kritikuar shumë në SHBA, përfshirë nga presidenti Donald Trump, i cili i udhëzoi pronarët e NFL ta shkarkojnë cilindo “bir b*shtre” që ulet në gjunjë gjatë intonimit të himnit, pasi që e cilësonin këtë si ofendim ndaj ushtrisë amerikane.

Që kur është larguar nga Francisco 49ers në vitin 2017, Kaepernick s’është transferuar nga asnjë klub tjetër, përkundër që kishte ndihmuar skuadrën e tij të arrijë deri në Super Bowl në vitin 2012.

Megjithatë, në javët e fundit, në shumë qytete të SHBA-së janë zhvilluar protesta masive pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd, i cili vdiq pasi një polic i bardhë ia mbajti gjurin mbi qafë për gati nëntë minuta.

Cannnon thotë se protestat e vazhdueshme e dëshmojnë që Kaepernick kishte të drejtë që kishte protestuar, edhe pse shumë persona në atë kohë s’e kishin dëgjuar mesazhin që e përçonte në mënyrë paqësore.

“Unë mund të them me plot bindje se Kaepernick kishte të drejtë. Ai protestoi në mënyrë paqësore, por ajo protestë s’u pranua”, ka thënë Cannon.

“E tani njerëzit po flasin kundër protestave të dhunshme. Ne e kishim një protestë paqësore, kemi qenë duke protestuar në mënyrë paqësore. Nuk funksionoi në atë mënyrë. Tani njerëzit po detyrohen të dëgjojnë, mesazhi ynë po përçohet”. /Gazeta Express/