Mbresa dhe Xhuli nuk i dinë kryeqytetet e Italisë dhe Gjermanisë - Gazeta Express
string(64) "mbresa-dhe-xhuli-nuk-i-dine-kryeqytetet-e-italise-dhe-gjermanise"

Mbresa dhe Xhuli nuk i dinë kryeqytetet e Italisë dhe Gjermanisë

TV/Film

Gazeta Express

16/03/2023 22:49

Finalistet e Big Brother VIP Kosova, Xhuli dhe Mbresa përderisa ishin të shtrira në sallonin e shtëpisë së “Vëllait të Madh” kanë luajtur lojën “shtete-kryeqytete”.

E kësaj radhe, intervistuese ishte Xhuli dhe Mbresa ishte ajo që duhej të jepte përgjigjet, teksa ato i dha me goxha sportivitet e shaka.

Lexo Edhe:

Mbresa qëlloi disa prej tyre, e disa prej tyre edhe nuk i ka ditur në ato momente, siç ndodhi me kryeqytetin e Italisë, për të cilin ajo tha se është Milano.

Më saktësisht, Xhuli e ka pyetur Mbresën se – “Kush është kryeqyteti i Gjermanisë?”, veç se ajo nuk e ka ditur përgjigjen. Por, një të tillë e dha vetë Xhuli.

“Nuk është Berlini, as Frankfurti, por Munichu”, ka thënë pos tjerash Xhuli.

Gjithsesi, për më shumë detaje rreth kësaj bisede interesante mes dyshes, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.